Vinjales i pandalshëm, fiton GP të Holandës

Maverik Vinjales shënon fitoren e parë të Yamaha për këtë sezon. Piloti spanjol bëri një garë madhështore, të dielën pasdite në cirkuitin e Asenit, ku u zhvillua konkurrimi për Çmimin e Madh të Holandës, në Moto GP.

Në vendin e dytë përfundoi patrioti i tij Mark Markez (Repsol Honda Team), që kryeson renditjen e këtij botërori.

Francezi Fabio Kuartararo (Petronas Yamaha SRT ), që u nis i pari në start, plotësoi treshen e podiumit të fituesve në garat për Çmimin e Madh të Holandës për kategorinë Moto GP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!