Moto GP: Spanjoli Markez në “pole”…

Në garat e sotme për “pole-position”, të vlefshme për Çmimin e Madh të Gjermanisë në kategorinë Moto GP, piloti spanjol Mark Markez, i skuderisë Repsol Honda, u tregua më i shpejtë se rivalët e tij dhe siguroi vendin e parë për startin e nesërm të garës.

Francezi Fabio Kuartararo dhe spanjoli Maverik Vinjales u përpoqën të sfidojnë, por nuk mundën të triumfojnë. Katërshen e parë e plotësoi Aleks Rins me motorin Suzuki. Skuderia e kuqe Ducati, sërish zhgënjeu. “Doktori” Rosi u rendit i 11-ti.

Gara e nesërme për Çmimin e Madh të Gjermaninë, për kategorinë Moto GP do të startojë në orën 14:00. Do të zhvillohen 30 xhiro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!