MotoGP: Sërish francezi Kuartararo i pari…

Piloti francez Fabio Kuartararo, i ulur në motorin “Petronas Yamaha” është fitues i “pole-position” në pistën e Asenit, ku nesër do të zhvillohen garat për GP të Holandës, në llogari të botërorit për kategorinë MotoGP. Madje koha e tij është edhe një rekord i ri për pistën.

Përkrah tij do të renditen piloti Maverik Vinjales (Yamaha) dhe Aleks Rins (Suzuki), që të dy spanjolë. Pas tyre, në radhën e dytë do të rreshtohen kryesuesi i botërorit, piloti spanjol Mark Markez (Honda), ndërkohë që skuderia “Ducati” pati një session të vështirë.

Gara në Moto GP për “Çmimin e Madh” të Holandës do të nisin nesër në orën 13:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!