“Afrikë” shterpë, dy takime zero gola…

Kupa e Afrikës: Gr. F: Kamerun-Ganë 0-0 / Benin-Guinea Bisau 0-0

Në “Ismailia Stadium”, Kameruni ruajti kryesimin e grupit F.

Sot në program për ndeshjet në grupe të Kupës së Afrikës, ekipi i Sedorf pati një kundërshtar realtivisht të fortë. Gana vinte me shumë pretendime në përballjen e orës 19:00 për vetë faktin se sfidën e parë me Beninin, ditë më pare, e kishte mbyllur në barazim.

Në pjesën e parë edhe pse u luajt me mjaft kujdes, Gana iu afrua disa herë golit. Në të dytën, loja u ekuilibrua dhe skuadrat nuk ia dolën të shtynin asnjë top drejt rrjetave respektive.

Situata në grupin F, favorizon Kamerunin që gjendet në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Ganës do i duhet deomos fitorja në ndeshjën e fundit për të shpresuar në kualifikim.

Ndeshja tjetër e grupit F, ajo mes Beninit dhe Guinea-Bisau, u shoqërua me epërsinë e Beninit përgjatë gjithë minutave të lojës.

Dy raste të mira në fillim të takimit, ia kanë lënë vëndin disa orvatjeve të Bisaut, por sërish D’Almedia, Pote e të tjerë nga radhët e Beninit,  ishin më pranë golit. Në fund, “Djurtus” morën pikën e parë në grup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!