U-21 e Italisë, në dorë të “Mançinit”

E rrallë. Në Itali për trajnerin U-21, vendos trajneri i skuadrës A. Greguçi, favorit për vëndin e lënë bosh nga Di Biaxho.

Sipas “Corriere della Sera”, trajneri i ardhshëm i Italisë U-21, pas largimit të Xhixhi Di Biaxhos, do të zgjidhet direkt nga Roberto Mancini.

Kjo nismë e Federatës Italiane të Futbollit, duket se lidhet me faktin se shumë nga lojtarët që kanë shkëlqyer me moshat, shpejt do mund të përfshihen te kombëtarja e madhe axurre.

Ndërkaq, përveç emrave të Evanit dhe Nikolatos, në skenë për të marrë timonin e U-21 ka dalë edhe Greguçi, një mik dhe bashkëpuntor i ngushtë i  trajnerit të Italisë, Roberto Mançini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!