Mëse gjysmë milioni USD për kampionet…
“Shi” dollarësh për ekipin kombëtar të futbollit të femrave të SHBA-së, fitues i Kupës së Botës. Në emër të nismës, për një pagë të barabartë me burrat, shumëkombëshja “Procter&Gamble” (P&G) ka dhënë një bonus prej 529,000 dollarësh për një reklamë që u shfaq në një faqe të tërë te “New York Times”.
Kompania, një nga sponsorët kombëtares së SHBA-së, nëpërmjet markës së saj të deodorantit “Secret”, i bën thirrje Federatës së Shteteve të Bashkuara të Futbollit (USSF) të jenë “në anën e djathtë të historise”.
P&G dhuroi nga 23,000 dollarë shpërblim për secilën prej 23 lojtareve të kombëtares së Shteteve të Bashkuara, që fituan titullin e tyre të katërt botëror në Francë, më 7 korrik.
“Pas të gjitha urimeve, duartrokitjeve, paradave dhe shpërblimeve, problemi mbetet: pabarazia është më shumë se një çështje page, është një çështje vlerash”, thotë NY Times.