Luis Enrike, largohet nga Spanja…

Luis Enrike, trajneri i Spanjës ka deklaruar se ka ndërprerë bashkëpunimin me kombëtaren e Spanjës. Pas peripecive me problemet personale, të cilat nuk u zbuluan kurrë, tekniku i “furive të kuqe”, ka gjetur momentin për të bërë publik vendimin e tij.

Duke parë arsyet që më penguan të zhvilloj detyrat e mia të stërvitjes nga marsi dhe vazhdojnë edhe sot, kam vendosur të largohem nga ky pozicion. Falenderimet e mia për zyrtarët e Federatës për besimin e tyre.

Falenderime të veçanta për të gjithë njerëzit që janë pjesë e stafit dhe për lojtarët për profesionalizmin e tyre. Pa harruar mediat për kontributin tuaj dhe respektin për situatën,”- ka deklaruar ish-trajneri që sa duket do të 
zëvendësohet nga ndihmësi i tij, Robert Moreno, i cili drejtoi Spanjën në tri ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!