Uruguaji hakmerret, barazimi që i eliminoi…

Uruguaji siguron vendin e parë në grupin C, ndërkohë që barazimi ndërmjet Ekuadorit dhe Japonisë, i jep mundësinë Paraguajit të kualifikohet për në çerekfinale

Grupi C: Kili-Uruguaji 0-1 (Kavani 82’)

Edinson Kavani shkruan historinë. Katër vjet pasi ishte eliminuar nga Kili në çerekfinale të “Copa America”, Uruguaji u hakmorja duke fituar 1-0 në orët e para të mëngjesit të sotëm në ndeshjen e fundit të fazës në grup, në “Marakana”. Një sukses që mban emrin e sulmuesit Kavani, përjashtuar katër vjet më pare, por që krijoi mundësinë që “Çelestët” e Tabarez të përfundojë të parët në grupin C.

Ndeshjet ndjekin njera-tjetrën, por nuk janë të njejta. Kësaj here nuk ishte tensioni i katër viteve më pare, ku u përfshinë Gonzalo Jara dhe Edinson Kavani, dhe nuk munguan të kuqet. Kësaj here Uruaguaji ia doli të fitonte 1-0, falë golit pikërisht të Kavanit.

Kili nuk luajti në “Marakana” për një barazim, i cili mund edhe t’i siguronte vendin e pare në grup. Imazhi i Arturo Vidal dhe Aleksi Sançez, i bën lojtarët e Reinaldo Rueda që të jenë të rrezikshëm. Rastet nuk mungojnë, Sançez, Arias, De Arrasheta, Gimenez, të gjithë njeri pas tjetrit gabojnë, deri sa… Vjen minuta e 82-të dhe Kavani shënon golin e vetëm dhe të fitores 1-0 për “çelestët”.

Me këtë fitore, Uruguaji përfundoi i pari në grupin C dhe do të përballet me Perunë në çerekfinale. Ndërsa Kili, ajo do të duhet të ndeshet me Kolumbinë.

Grupi C: Ekuador-Japoni 1-1 (Delgado 35’/Nakajima 15’)

Situata ishte e thjeshtë për Japoninë dhe Ekuadorin. Fitorja do të thonte kualifikim për çerekfinale për cilëndo skuadër, ndërsa barazimi do t’i prishte punë, si njerës, ashtu edhe tjetrës për të kaluar në çerekfinale. Japonezët dhe ekuadorianët “zgjodhën” barazimin 1-1 në “Mineiro” të Belo Horizontes.

Megjithatë, Japonia ka provuar gjithçka për t’u kualifikuar për raundin tjetër. “Samurajtë” madje e menduan se e arritën këtë në shtesë kur Takefusa Kubo ka shtyrë topin në rrjetë. Por “llogaritë” ishin bërë pa VAR, që e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Japonia ka kaluar e para në epërsi. Pas një gabimi të portierit ekuadorian Dominguez, në të 15-tën sulmuesi Nakajima ka shënuar. Ishte një gëzim i cili nuk ka zgjatur më tepër se 20 minuta. Mena Delgado barazon në 1-1. Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

Ishte një barazim që elimioi si Ekuadorin po ashtu edhe Japoninë. Prej tij përfitoi Paraguaji, i cili në Guarani, do të përballet me Brazilin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!