Kur kanë mbetur vetëm 8 rivalë në garë…

Me përfundimin e dy ndeshjeve të grupit C, u plotësua edhe “pazlli” i ndeshjeve çerekfinaleve, që do të çojë e finalja për fitimin e “Copa America”.

Nga 12 skuadra që nisën garën më 14 qershor, 4 prej tyre kanë marrë rrugën e kthimit për të shtëpi. Për koiçidencë, edhe dy të ftuarit “e nderit”. Japonia si kampionia e Azisë, por edhe Katari, si vendi që do të organizojë Botërorin 2022.

Tetë skuadrat e mbetura kanë formuar çiftet çerekfinaliste, dhe sipas skemës të paracaktuar, janë njohur edhe me kundërshtarët e tyre.

Pas dy ditësh, më 27 qershor, në orën 20:30 (sipas orës lokale), në stadiumin “Arena do Gremio” të Porto Alegres, do të luhet ndeshja e parë Brazil-Paraguaji.

Të nesërmen, më 28 qershor, do të luhen dy ndeshje. Në orën 15:00, në stadiumin “Arena Fonte Nova” të Salvadorit përballë do të jenë Venezuela-Argjentina. Ndërkohë që në orën 19:00, në stadiumin “Arena Corinthians” të Sao Paolos do të ndeshen Kolumbi-Kili.

Më 29 qershor, në orën 15:00, në stadiumin “Itaipava Arena Pernambuco” të Recifes, do të luhet edhe çerekfinalja e fundit, Uruguaji-Peru.

Edhe pse është e vështirë të bësh parashikime, gjasat janë që në gjysëmfinalet e “Copa America” të kemi përballje “big”-ësh: Brazil-Argjentinë dhe përsëri Kili-Uruguaji. Skema është paracaktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!