Ofertë nga Kina, Benitez mbyll te Njukasëll

Trajneri Rafael Benitez i dha fund aventures tri vjeçare në krye të Njukasëllit. Në sezonin e parë, Benitez dështoi të mbajë skuadrën në Premier Ligë, ndërsa një vit më vonë, e ngjiti sërish në elitë. Edicionin e fundit ia doli ta rendisë në vëndin 13-të.

Gjithsesi, trajneri nuk ka rinovuar duke zyrtarizuar largimin nga drejtimi i ‘qymyrxhinjëve’. Me kontratën në fund të qershorit dhe një ofertë tunduese nga Kina, duket se palët kanë mbyllur në ‘paqe’.

Ndërkaq, emrat e parë në qarkullim lidhen me Murinjon, Artetën dhe Pardeu. Së fundi, në listë, është ngjitur edhe emiri i Gatuzos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!