David Silva: “Momenti ta mbyll te Siti”…

Ylli i dekadës së fundit te Siti, David Silva, pas 10 viteve te “qytetarët” në Premier Ligë, duket se ka marrë vendimin për të lënë përfundimisht Mançester Sitin.

E ka deklaruar në “Grand Canaria”, teksa ka thënë: “Ky do të jetë sezoni i fundit. Dhjetë vite janë mjaftueshëm, është momneti i duhur për ta lenë,”-citohet të jetë shprehur Silva.

Në fakt, kjo deklaratë e futbollistit të shquar spanjoll, 12 muaj përpara se t’i mbarojë kontrata, ka ngritur pikëpyetje të mëdha sa i takon marrëdhënieve që 33-vjeçari ka me Guardiolën dhe shoqërinë e Sitit.

David Silva ka zhilluar 284 takime me Sitin, duke shënuar 54 gola. Edhe me “furitë e kuqe”, Silva ka karierë të pasur sportive, teksa me Spanjën është aktivizuar 125 herë dhe shënuar 35 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!