‘Elefantët’, mjafton sulmuesi i ‘Vilës’

Kupa e Afrikës, Gr D: Bregu i Fildishtë- Afrikë e Jugut 1-0 (Kodija 65′)

Në ‘Al Salam’ stadium të Kajros, Bregu i Fildishtë, debuton me fitore ndaj Afrikës së Jugut në një ndeshje të grupit D  për llogari të Kupës së Afrikës.

 Pas 45 minutave të para, me një epërsi të lehtë të “elefantëve”, e dyta nis më e luftuar dhe futbollistët e teknikut Ibrahim Kamara, pjesë e së cilës janë dhe Zaha (Kristal P), Serge Aurier (Tot), Frank Kiese (Mil) arrijnë të shënojnë në minutën 65’ me  futbollistin e Aston Vilës, Xhonatan Kodija pas asistimit të Gradel.

Përpjekjet e afrikano jugorëve nuk sollën dobi dhe Bregu I Fildishtë mbyll me tri pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!