Tunizia befasohet, e ndal Angola…

Kupa e Afrikës, Gr: E. Tunizi- Angola 1-1 (Skiri 34’/ Dzhalma 73′)

Skiri për Tunizinë në minutën e 34 me penallti dhe Dzhalma në të 73’ për Angolën, ishin autorët e golave në barazimin mes Tunizisë dhe Angolës.

 Takimi i vlfefshëm për grupin E, në ‘Suez’ stadium, nisi me sulme të shumta të skuadrës tuniziane e cila pati disa mundësi për të kaluar përpara. Në fakt goli i tyre vjen pas një penalltie, duke e mbyllur pjesën e parë, në epërsi.

Edhe në fraksionin e dytë, është sërish Tunizia që ngulmon. Topi endet në kufinjtë e zonës së Angolës në panik, dhe disa herë porteri i tyre eviton mundësitë e kundërshtarit.

Por në rastin e parë të vërtetë të Angolës, portierit tunizian i shpëton topi nga duart dhe Dzhalma godet i sigurtë për një 1-1 final. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!