Platini: “Shumë zhurmë për asgjë”…
Kështu është shprehur ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. “Unë ende nuk e kuptoj rolin që kam në këtë histori”, ka shtuar ai.
Francezi 63-vjeçar Mishel Platini u lirua mbrëmë vonë, pasi ishte ndaluar dhe u mor në pyetje në komisariatin e policisë në Nanterre të Parisit.
Pas largimit nga stacioni i policisë, i shoqëruar nga avokati i tij, ish-presidenti i UEFA-s e kufizoi veten duke thënë: “Shumë zhurmë për asgjë, ende nuk e kuptoj atë që kam të bëj me këtë histori”.
Për ish-presidentin Platini, më 2015 u ngritën dyshime për një pagesë të mundshme korrupsioni për caktimin e Kupës së Botës 2022 në Katar.