Holanda, “in extremis” kalon Japoninë…

Botërori për femra: Holandë-Japoni 2-1 (Martens 17’, 90’ (p) / Hasegava 43’) 

Në takimin e mbrëmjes të së martës, të botërorit të femrave mes Holandës dhe Japonisë, finalet e të cilit po luhen në Francë, skuadra tulipane fitoi 2-1.

Martens ishte autorja e të dy golave për holandezet, të cilat vuajnë shumë dhe vetëm fati i ndihmojë. Në të 90-tën gjyqtarja akodoi një penallti pas prekjes së topit me dorë, ku Martens nuk gabon nga pika e bardhë, duke realizuar edhe një dopiedë personale.

Kjo arritje, i dërgoi holandezet në turin çerekfinal të botërorit, ku do të përballen me Italinë, që më herët kishin fituar 2-0 ndaj Kinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!