UEFA, tani edhe me kanal televiziv…

UEFA, institucioni më i lartë i futbollit kontinental, ka njoftuar se do të ketë edhe kanalin e saj televiziv, i cili do t’i dedikohet tërësisht veprimtarive europiane.

“UEFA.tv” do t’u krijojë mundësinë të pasionuarve pas futbollit, të kenë mundësinë të ndjekin “live” të gjitha kompeticionet e të rinjve, femrave dhe të futbsalës.

Platforma e re televizive do të ofrojë programe origjinale, por edhe on demand, të lidhura me historinë 60-vjeçare të botës së futbollit europian.

Qëllim kryesor i “UEFA.tv” është promovimin e eventeve të UEFA-s, nëpërmjet profileve, paskuintave, intervistave me personazhe, si dhe progameve “live”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!