Shaland “qan” rastet e humbura…

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes ndaj Malit të Zi në Podgoricë, për “Supersport”, tekniku zviceran Bernard Shaland, “qan” rastet e humbura nga Kosova.

“Skuadra luajti një futboll të mirë. Në pjesën e dytë patëm dy raste për të shënuar golin e dytë. Mund ta kishim vrarë lojën, por s’ia dolëm. Në futbolli rregulli është po nuk shënove do të shënojnë, dhe kështu ndodhi. Kemi luajtur një ndeshja të veçantë në transfertë. Nuk ishte një ndeshje e mrekullueshme, por ishte një ndeshje e mirë”.

FINALIZIMI? “Ndoshta duhet të tregohemi të tregojmë më shumë qetësi në metrat e fundit. Kemi shumë shpejtësi e forcë me lojtarë si Rashica etj, por ndoshta është dhe çështje vetëbesimi. Çdo sulmuesi i duhet vetëbesimi”.

CELINA? “Celina luajti mirë, por kemi dhe një ndeshje tjetër. Të mos harrojmë vjen nga një dëmtim dhe kjo ishte ndeshja e tij e parë pas gjashtë javësh. Është një lojtari i mirë, duhet të tregojmë durim me të. Sot luajtëm me një sistem më ndryshe. Halimi bëri shumë mirë në mesfushë sot”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!