Gjermani-Spanjë, finalja e Europianit U-21

● Finalja e Europianit 2019, mes Gjermanisë dhe Spanjës për U-21 do të zhvillohet të dielën, më 30 qershor, duke filluar nga ora 20:45

U-21, 1/2 finale: Gjermani-Rumani 4-2 (Amiri 21′, 94′, Valdshmid 51′, 90’/ Pushkash 26′, 44′)

Gjermania bëhet finalistja e parë e Europianit U-21, që po zhvillohet në Itali. “Dojçët”, kaluan rivalët e mëdhenj të Rumanisë, që në këtë kompeticion u shfaqën si surpriza më e mdhe e turneut.

Edhe pse kaluan të parët në epërsi në pjesën e parë, djemte e Stefan Kunz, e mbyllën me humbje 45′ e para. Por në “Dal Arra” të Xhenovas, formacioni gjerman kishte rezervuar nje pjesë të dytë fantastike, duke përmbysur gjithçka e marrë biletën e parë të finales.

Barazimi vjen në start të së dytës, ndërsa dy kyeveprat në minutat përbyllëse të takimit, gjunjëzuan Haxhin Junior dhe Pushkashin e “ri” me shokë.

U-21, 1/2 finale: Spanjë-Francë 4-1 (Roca 28’, Oyarzabal 45’+5’, Olmo 47’, Mayoral 67’/ Mateta 15 (p)

Edhe spanjollët kaluan në finale, falë një rikthimi spektakolar, duke mposhtur më lehtë nga sa mendohej Francën me rezultatin 4-1.

Edhe pse francezët kaluan të parët në epërsi me anë të Matetas, që realizoi nga pika e penalltise, “gjelat” U-21 nuk qenë në gjendje të përballonin në vazhdim vrullin e të kuqve të Spanjës.

Ata shënuan katër gola me anë të Rocas, Oyarzabalit, Olmos e Mayoralit, duke siguruar fitoren 4-1, që i çoi në finalen e madhe të Europianit 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!