Surprizon Katari, barazon në ‘Maracana’

Të ftuarit nga Katari, ndalin Paraguajin. Shans i shtuar për Argjentinën për të rekuperuar pikë ndaj rivalëve në grupin ‘B’

Kupa e Amerikës: Paraguaji- Katar 2-2 (Kardozo 4′,Gonzales 56’/Almoez 68′,Kuoki 77′)

Paraguaji surprizohet nga Katari në Kupën e Amerikës. Të ftuarit, organizatorë të ardhëshëm të Kupës së Botës në 2022, u gjëndën në disavatazh në takimin e sotëm të luajtur në “Maracana”, teksa Paraguaji shënoi dy herë radhazi.

Në fillim, Oskar Karodozo me penallti në të 4-ën dhe një tjetër në pjesën e dytë me Derliz Gonzales në të 56-ën, u duk se do ta kthenin në lojë fëmijesh takimin e grupit ‘B’, por nuk ngjau kështu. Aziatkët me talentin e tyre  Almoez, ngshtuan shifrat me një super gol në të 68-ën.

Katari beson dhe luan kartën e “riskut”, duke u orvatur me aksione me shumë forca. Në të 77-ën,Kuoki dërgon në ‘ekstazë’ kombëtaren e Katarit, duke pllakosur heshtjen te tifozeria e Paraguajit. Por përshtjellimi i situatës mund të shkonte më keq për amerikano-jugorët, ndërsa në fund, Katari pretendoi për një penallti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!