Kolumbia, “leksion” Argjentinës së Mesit…

Grupi B: Argjentinë-Kolumbi 0-2 (R. Martinez 71’, D. Zapata 86’). Argjentina zhgënjen, loja e saj erdhi në rënie. Mesi i vetëm nuk mundet të kompensojë shokët

Argjentina dhe Kolumbia, startuan kupën e Amerikës me ritëm të lartë. Dy skuadrat e grupit B, mbushur me yje, i dhanë ritëm fraksionit të parë teksa fillimisht skuadra e Mesit, u duk se do të ishte ajo që do të diktonte përgjatë kësaj pjese.

Në fakt, raportet në fushë, nisën të ndyshojnë, ndërsa Hames Rodrigues, Falkao apo dhe Kuadrato, nisën ta tërheqin ekipin e Kolumbisë drejt gjysmëfushes “çeleste”. Disa tentativa, ndonjë gabim i portierit Armani dhe izolimi i Mesit, e ndihmuan  formacionin e Querios të ishte më i rrezikshëm. Gjithsesi pjesa e parë përfundoi 0-0.

Fraksioni i dytë do të ishte një leksion i vërtetë për Argjentinën e Mesit me shokët. Kolumbianët jo vetëm do të diktonin në fushë, por edhe epërsinë do ta konkretizonin me dy gola të shënuar njëri më i bukur se sa tjetri.

Në të 71-tën Roxher Martinez do të shënonte të parin, për t’i lënë radhën Duvan Zapatës në të 86-tën, të shënonte një supergol, në të njejtin krah, duke fiksuar fitoren 2-0 të Kolumbisë, plotësisht të merituar.

Fitorja më e fundit zyrtare e Kolumbisë ndaj Argjentinës daton 20 vite më parë, 3-0 në vitin e largët 1999. Kjo ishte e para në epokën e trajnerit portugez Karlos Kuiroz. Ajo vjen pas 8 humbjeve radhazi ndaj “çelestëve”.

Argjentina zhgënjeu. Pritshmëritë ndaj saj ishin të mëdha, por me kalimin e minutave, loja e saj duke rënë dhe u zbehur në gjitha aspektet. Klasi i Mesit nuk mund të kompensojë dhe të justifikojë një skuadër të tërë. Madje, pa “pleshtin”, Argjentina bëhet një skuadër krejtësisht e zakonshme, që nuk “frikëson” askënd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!