Uruguaji goleadë, pa mëshirë ndaj Ekuadorit

● Fitorja e “çelestëve” u bë më e lehtë, pasi ekuadorianë për 60 minuta luajnë me 10 futbollistë në fushë, pas kartoni të kuq ndaj Kuinteros

Grupi C: Uruguaji-Ekuador 4-0 (Lodeiro 6’, Kavani 33’, Suarez 44’, Mina 78’(p)

Uruguaji mposhti me goleadë ndaj Ekuadorin, në ndeshjen e luajtur në “Estadio Mineirao” të Belo Horizontes. “Çelestët” fituan 4-0 në grupin C, duke u bërë pretendentët kryesorë për “Copa América 2019”.

Nikolas Lodeiro çeli serinë e golave pas 6 minutash, një gol i hershëm që parashikoi natën e mirë për “çelestët”. Edinson Kavani e rriti rezultatin në të 33-tën, Luis Suarez shënoi të tretin në të 44-tën, ndërsa Arturo Mina në të 78-tën nga pika e penalties kompletoi fitoren 4-0 të Uruguajit.

Ekuadori ka luajtur për mëse 60 minuta me 10 lojtarë në fushë, pasi në të 24-tën, gjyqtari Anderson Daronko largoi nga fusha me karton të kuq Hoze Kuinteron. Pas kontrollit të VAR, ai gjykoi se bërryli i Kuinteros ishte për të kuqe.

Kuptohet me Ekuadorin të mbetur me 10 futbollistë në fushë, epërsia e djemve të Tabarezit u bë më e dukshme dhe fitorja më e lehtë. Suarez dhe Kavani nuk falën, por shënuan plot 4 herë në portën e Ekuadorit.

Në grupin C bëjnë pjesë edhe Kili dhe Japonia, të cilët do të përballen sot në Sao Paolo. Uruguaji është skuadra që e ka fituar më tepër “Copa America”. “Çelestët” janë fitues 15 herë të këtij trofeu, që kësaj radhe në Brazil, zhvillon edicionin e 46-të të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!