Gjoni drejt Ipko të Kosovës…


Trajneri Vladimir Gjoni, kontaktohet nga skuadra që u ngjit pas 16 viteve në Ipko

Tri javë më parë, trajneri Vladimir Gjoni në një rrëfim eksluziv për “Sporti iM” deklaronte se kishte vendosur të largohej nga Besëlidhja e Lezhës. Edhe pse skuadra veriore, njohu rritje me Gjonin në timon, ndërsa në fund u rendit e treta me pikë të barabarta me Dinamon, kjo nuk ka mjaftuar që 49 vjeçari të vijojë më tej.

Gjithsesi, mësohet se pas pak diteve pushim në brigjet e Adriatikut, matjani duket se do duhet të riveshë më shpejt nga sa pritej tutat e trajnerit. Drejt Gjonit, ka sirena nga klubi i Burrelit por dhe të një ekipi tjetër që militon në Kategori të Parë për të cilin Vladimir Gjoni, nuk dëshiron ta bëjë publike.

Por ajo që duket si një aventurë interesante lidhet me mundësinë që trajneri i suksesshëm me disa skuadra, të trajnojë në Kosovë. Këtu Gjoni, thotë se po e studion me qetësi projektin e madh të ekipit të Dukagjinit të Klinës,që së bashku me Vushtrrinë e Nikajt, u ngjitën këtë sezon në Superligën Ipko të Kosovës.

Gjoni:

“Pushimet janë drejt fundit. Kam marrë disa telefonata dhe jam në dilemë për të zgjedhur në Shqipëri. Është Burreli për të cilin kam vështirësi t’i them jo një projekti ambicioz, por dhe një tjetër ekip i Kategorsë së Parë, më ka ofruar një projekt.

Megjithatë më tundon të dal jashtë Shqipërisë dhe brënda Shqiptarisë. Ka interes edhe nga drejtues të skudrës së Dukagjinit në Kosovë. Realisht më tundon fakti që të trajnoj jashtë, por më parë, duhen parë hapat e klubit që më ka vënë në dijeni se ka interes për sherbimet e mia”- u shpreh ndër të tjera Vladimir Gjoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!