Plaku kalon “kufirin”, firmos me Llapin…

Sulmuesi i njohur kryeqytetas, Sebino Plaku, nuk ka duruar më. I mbetur pa ekip qysh nga përjashtimi i Kamzës prej Superiores, ai ka pranuar ofertën e ekipit kosovar të Lapit dhe ka nënshkruar një kontratë sezonale me drejtuesit e këtij klubi.

Te skuadra nga Podujeva, Plaku do të gjejë mbrojtësin brazilian Bruno Arrabal që ka luajtur te Kamza, si dhe portierin Eglantin Haxho që kanë luajtur së bashku te Apolonia.

“Llapi ka arritur të siguroj shërbimet e njërit ndër sulmuesit më të mirë dhe më me përvojë në Shqipëri, i cili ka edhe karrierë ndërkombëtare. Sebino Plaku do jetë risia e radhës në klubin tonë për edicionin e ri 2019/20. Sebino ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.

Sebino Plaku, 34 vjeç, i lindur më 20.05.1985 në Tiranë. Pozita e tij që luan është qendërsulmues. Pozitat tjera ku mund të luaj Sebino janë edhe sulmues i dytë apo edhe sulmues i krahut të majtë. Ka një karrierë shumë të ndritshme.

Ai ka luajtur për shumë skuadra në Shqipëri dhe disa të tjera edhe jashtë vendit. Së pari Sebino ka luajtur për Partizanin e Shqipërisë. Ai ka pasur paraqitje shumë të mira tek Apolonia e Fierit ku ka realizuar 21 gola, tek Dinamo Tiranë (27 gola), Skënderbeu (13 gola), Kamza (13 gola) etj.”, përfundoi njoftimi zyrtar i klubit kosovar të Llapit, skuadër e Podujevës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!