Josa? Prishtina përgënjeshtron Tiranën!

Nënkampionët e Kosovës, klubi bardhekaltër i Prishtinës, sot ka përgënjeshtruar Tiranën. Dje qarkulloi në masmedian shqiptare, një lajm, sa i çuditshëm aq edhe i bujshëm.

Qarkulluan zëra, të cilët me kalimin e orëve u shumëfishuan, sikur Skënder Gega, ish-trajneri i Partizanit ka gjetur akodimin dhe pas përfundimit të ndeshjeve në Europa League, do të ulej në krye të stolit të Prishtinës, ndërkohë që skuadra e kryeqytetit të Kosovës, drejtohet prej dy sezonesh nga trajneri i njohur Mirel Josa.

Paradoks më të madh, vështirë se mund të dëgjoje, por kur e dime që jetojmë në një vend ku paradoksi pranohet si realitet, edhe këtë lajm shumëkush e besoi. Te tjerë e komentuan sipas mënyrës së tyre.

“Prishtina po i vazhdon përgatitjet. Mirel Josa së bashku me shtabin teknik po kryejnë punën e tyre të duhur. E konfirmojmë edhe njëherë dhe për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme. Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina.

Edhe pse na vjen keq që mbase dikush nëpërmjet medieve të ndryshme po provon të trazojë ujërat, kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale janë duke i bërë përgatitjet e duhura në fazën përgatitore në Pejë për ndeshjet e rëndësishme në Europa Ligë”, shkruhet në qëndrimin e Prishtinës.

Më qartë, më saktë, nuk ka ku të shkojë. Prishtina e përgënjeshtroi me të drejtë Tiranën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!