Turqia akuzon: Na kanë qëlluar me grushta!

Një incident ka ndodhur në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen Kosovë U21-Turqi U21, të fituar 3-1 nga 21-vjeçarët kosovarë.

Në çastet e fundit të ndeshjes sigurimi ka përdorur dhunë ndaj portierit të Turqisë. Raportohet, se një zyrtar i ekipit mik është ankuar te zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës: “Na kanë qëlluar me grushta. Ku mbeti vëllazërimi mes kosovarëve dhe turqve”, ka thënë zyrtari turk.

Edhe trajneri i skuadrës turke, Vedat Inceefe, ishte shumë i nervozuar pas ndeshjes. Ai është përplasur edhe me sigurimin në mjediset e stadiumit.

Në konferencën për shtyp, ai deklaroi se Turqia nuk u prit mirë në Kosovë. “Ne jemi shtete mike. Turqia e ka merituar të pritet më mirë në Kosovë”, ka deklaruar ndërmjet të tjerash trajneri Inceefe, raporton “Olle”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!