U-21 e Kosovës, në gjurmët e Kombëtares…

Pas kombëtares, edhe dardanët e rinj të Kosovës, ata 21-vjeçarë, arrijnë një fitoren në rrugën e tyre europiane. Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ata mposhtën 3-1 bashkëmoshatarët e tyre të Turqisë. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e futbollistëve të rinj të përzgjedhur nga trajneri i tyre Rafet Prekazi.

Në fundin e pjesës së parë Xhemajli (45’+2’) ishte autori i golit të parë për kosovarët, të cilët, pas barazimit në 1-1 sapo nisi fraksioni i dytë nga Dervisogli (46’), gjithçka e kishin nën diktatin e tyre. Dardanët e rinj, me anë të Dakut (72’) dhe Kastratit (90’), fiksuan fitoren 3-1 për 21-vjeçarët e Kosovës.

Me këtë fitore, 21-vjeçarët e Kosovës ngjitet në vendin e parë me 6 pikë, 2 më shumë se Turqia e vendit të dytë, të ndjekur nga Shqipëria me 2 pikë dhe Andorra që renditet e fundit me 1 pikë. Në grupin 3 bëjnë pjesë gjtihashtu edhe ekipet e Anglisë dhe të Austrisë, të cilat ende nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!