Skënder Gega “shërohet” në RTSH!…

Skënder Gega, trajneri që pas 26 vitesh pritjeje e shpalli Partizanin kampion, duke i dhuruar klubit të kuq të kryeqytetit edhe trofeun e 16-të në historinë e tij 72-vjeçare, befas u shfaq mbrëmë në ekranin e RTSH.

Jo me tutat apo fanelën e kuqe të klubit, me të cilët që nga 1 qershori është “divorcuar”. Mbrëmë, ai ishte në studion e improvizuar televizive të RTSH në stadiumin “Elbasan Arena”, në një rol të ri, atë të opionistit për ndeshjen e Kombëtares sonë ndaj Moldavisë.

S’ka më mire. Përzgjedhje e goditur. Vështirë se ndokush tjetër do të fliste më mirë dhe më me kompetencë për një ndeshje të tillë se sa Skënder Gega, ish-futbollist i kombëtares, ish-trajner i U-21, ish-trajner kampion.

Për kundër përbetimeve për “sëmundje” okulte, Skënder Gega ishte si “kokrra e mollës”. Mesa duket ekrani i RTSH e kishte “shëruar”. Mbrëmë ai foli për Kombëtaren, mbase në një kohë tjetër, do të flasë edhe për ato që ende nuk i ka thënë… 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!