Moldavia, për Dukën detyrë shtëpie…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh i kënaqur dhe i çliruar për fitoren e Kombëtares kuqezi mbrëmjen pas ndeshjes ndaj Moldavisë. Ai, në intervistën për Supersport, do të tregonte edhe për tensionin psikologjik që ka përjetuar para shënimit të golit.
I kënaqur me
rezultatin dhe paraqitjet?
Kisha shumë presion deri në momenti
në shënuam, aq sa në një moment humba edhe besimin, pasi nuk po rrezikonim.
Megjithatë tani pas ndeshjes jam shumë i kënaqur, pasi shënuam dhe fituam.
A mund të themi që nis një epokë e re?
Kjo ndeshje ishte një detyrë shtëpie
për Kombëtaren shqiptare, pasi edhe në letër jemi më lart se Moldavia dhe
duhet të merrnim 3 pikët. Mendoj se kjo fitore do të përmirësojë atmosferën dhe
klimën rreth ekipit, pasi vetëm kështu mund të bëjmë mirë dhe të shkojmë lart.
Tani jemi vetëm 3
pikë larg kreut, çka na rrit besimin për kualifikim?
Përpara kemi ndeshje shumë më të
vështira dhe punë shumë të komplikuar, por çdo gjë mund të ndodhë. Në grupin
tonë nuk ka pasur barazime, ndaj janë krijuar diferenca, por do të ngushtohen
hapësirat dhe do të luajmë shanset tona.
Jeni i kënaqur për
golin e Cikalleshit?
Jam i kënaqur që zhbllokoi ndeshjen,
por edhe që shënoi ai vetë, pasi është një sulmues dhe golat do ta ndihmojnë.
Shpresoj të vazhdojë mirë dhe të na dhurojë sa më shumë gola.