Feronikeli dhe Prishtina, njohin rivalët…

Një minigarë europiane në Prishtinë. Katër ekipe të ndyshme nga Kosova, Gjibraltari, Andorra dhe San Marino, do të diskutojnë  mes tyre për një biletë në turin e parë të Champions League.

Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës, e ka vendosur skuadrën nga Drenasi përballë Linkoln Red Imps (Gjib) në program me 25 qershor në “Fadil Vokrri”. Feronikeli fitoi titullin në Ipko por dhe Kupën e Kosovës,duke treguar supermaci absolute në kompeticionët kosovare.

Ndërkaq çifti tjetër do të jetë ai mes Tre Pene nga San Marino dhe Santa Coloma të Andorrës. Fituesit e dy çifteve, diskutojnë finalen po në Prishtinë më 28 qershor.

Ndërkaq edhe skuadra e Mirel Josës, është shortuar sot në Zvicër. Prishtina fitoi të drejtën e garimit në Europë si nënkampione e Ipko të Kosovës dhe fakti që Feronikeli fitoi Kampionat-Kupë, në bazë të rregullores, ekipi kryeqytetas i Kosovës, do të garojë në turet paraeliminatore të Europa League.

Sikundër edicionin e kaluar, Prishtina ka peshkuar një tjetër skuadër nga Gjibraltari. Këtë radhë është  St Joseph’s. E vajtjes në 27 qershor në Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!