10-ta e Kosovës, lamtumirë Euro 2020!…

Ylli i skuadrës franceze Stade Reims, Arbër Zeneli, njëherësh sulmuesi anësor me numër 10 dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm për “Dardanët”, faktikisht i ka dhënë lamtumirën në mënyrën më të padëshirueshme eliminatoreve të Euro 2020-s.

Në minutën e 35-të në ndeshjen ndaj Malit të Zi në Podgorisë, sulmuesi 24-vjeçar Arbër Zeneli ka lënë fushën e me lot ndër sy si pasojë e një dëmtimi.

Pas ekzaminimeve mjekësore në Prishtinë, është mësuar se sulmuesi Zeneli ka pësuar një këputje ligametesh në gjurin e djathtë, dëmtim  i rëndë, i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale kërkon edhe rreth 9 muaj për t’u rikuperuar.

Kësisoj, sulmuesi Arbër Zeneli me gjasa mund të kthehet përsëri në fushat e futbolli nga muajij mars, që do të thotë se për të eliminatoret e Euro 2020-a për të kanë përfunduar në mënyrën më të padëshirueshme për çdo futbollist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!