Reja: Do ketë ndryshime, kam besim (video)

Trajneri ka paralajmeruar ndryshime në formacion, duke konfirmuar besimin e tij te grupi i futbollistëve të përzgjedhur

Sot në pasdite, saktësisht në orën 16:00, trajneri i kombëtares Edi Reja, së bashku me kapitenin e kuqezinjve, Elseid Hysaj, kanë dalë në konference për shtyp. Italiani ka folur për gjendjen e skuadrës, natyrshëm duke u përqëndruar te ndeshja e nesërme ndaj Moldavisë, që duhet fituar për shumë e shumë arsye.

Trajneri Reja është shprehur se formacioni për ndeshjen e nesërme do të ketë ndryshime. Më mire ndiqni videon nga konferenca live e kapitenit Hysaj dhe trajnerit Edi Reja

“Na mungoi finalizimi me Islandën. Mesfusha ishte e duhura, bëmë ndeshje të bukur, ata na erdhën vetëm një herë në portë. Kemi edhe 24 orë për të vendosur. Mund të ketë 3-4 ndryshime, mesfushorët janë të lodhur goxha. Do flas me lojtarët përpara dhe t’u them se kush do të luajë. Nuk e them formacionin këtu”, tha trajneri Reja.

Skema 3-5-2, i ka Shqipëria lojtarët e duhur? “Po, i ka. Na duhet një ekuilibër në mbrojtje. Na duhen disa mesfushorë të mirë. Siç u pa në ndeshjen me Islandën, Hysaj bëri mirë nga e djathta. Sadiku e Uzuni janë gati dhe presin shansin e tyre. Do vlerësojmë gjendjen e çdo lojtari. Uzuni ka luajtur më parë dhe mund të bëjë sulmuesin. Sadiku është një lojtar që ka një marrëdhënie të mirë me golin,ju tashmë e njihni. Në mesfushë, do ketë ndryshime. Mbrojtësit kanë bërë mirë, por dhe aty mund të bëj ndonjë lëvizje. Do ketë 3-4 ndryshime, por nuk e di akoma, të jemi të qartë”.

“Kundërshtari? “Nuk ka skuadra të lehta më në futboll. Duhet të luajmë me personalitet dhe përqendrim. Superioriteti tregohet në fushë, duke luajtur fort, duke treguar grintë, personalitet. E kemti treguar me Islandën. kemi presuar, kemi luajtur lart. Do ju kërkoj djemëve të luajnë si atje, me grintë, personalitet, por me frikë ndaj askujt”.

Golat të pësuar?Në Islandë zotëruam lojën, ata kërkonin të fusnin topa brënda paten një rastt për gol, dhe na shënuan. Tani po fillojmë të kemi një skuadër, do shohim më tej. Fatkeqësisht, zotërimin e lojës nuk e konktertizuam. Por po rritemi, kemi një javë, por futbolli kërkon edhe durim. Siç tha dhe Hysaj, skuadra ka përmirësim, djemtë merrn vesh me njëri-tjetrin. Mendoj se jemi në rrugën e duhur”.

Do luftohet për vendin e tretë? “Shoh shtëpinë time, jo Turqinë dhe Francën. Kam shumë besim te skuadra ime. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Pres qe njerëzit të na mbështesin. Objektivi ynë është të bëjmë më të mirën. Ka edhe shumë ndeshje, skuadra do përmirësohet. Me rëndësi të futemi në fushë për të fituar dhe të dalim kryelartë”.

Fitorja, detyrim, a rëndon psikologjikisht? “Kemi nevojë të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të fitojmë. Nëse ndodh kjo, do ishte super në aspektin moral. Fitorja na ndihmon shumë për të vazhduar në rrugën e duhur”.

Hera e parë si trajner kombëtareje? “Është ndryshe, këtu nuk ke shumë kohë. Në vetëm një javë duhet të bësh gati një ndeshje në mënyrën perfekte. Lojtarët kanë treguar që mund ta asimilojnë shpejt mënyrën tonë të lojës. Lojtarët luajnë jashtë, në Itali, Zvicër e Kroaci. Një problem është fakti që lojtarët luajnë në kampionate të ndryshme. Gjithsesi futbolli është unik”.

Kapiteni? “Ky nuk është problem. Mavraj është kapiteni kur luan, nëse jo është Hysaj. Kjo është zgjedhja përfundimtare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!