Kuqezinjtë U-21 mposhtin për së dyti Uellsin

Pas fitores 2-1 dy ditë më parë në kryeqytet, kuqezinjtë U-21 të Shqipërisë, triumfojnë edhe në miqësoren e dytë në Durrës ndaj Uellsit

Pasi kanë fituar 2-1 në miqësoren e dy ditëve më pare në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit ndaj moshtarëve të tyre të Uellsit, sot 21-vjeçarët e Shqipërisë arrijnë fitoren e dytë ndaj britanikëve uellsianë.

Në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, kuqezinjtë tanë të drejtuar nga trajneri Alban Bushi, i mposhten sërish rivalët e tyre, qoftë me lojë, por edhe me rezultat. Në fund fiksohen shifrat 3-1 në favor të 21-vjeçarëve tanë.

Serinë e golave e çeli mbrojtësi Bullari në të 8-tën, ndërkohë që mesfushori Mala në të 14-tën, do ta mbyllte pjesën e parë në 2-0 për kuqezinjtë. Në të dytën, tashmë i zakonshmi Broja, në të 68-tën do ta çonte rezultatin në 3-0.

Ndërkohë, miqtë ullesianë në minutën e 91-të nga pika e penalltise do të shënojnë të ashtuquajturin golin e nderit, duke fiksuar në 3-1 rezultatin përfundimtar të kësaj miqësoreje të dytë për kuqezinjtë U-21 të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!