Testi me Uellsin, Bushi karikon të tijtë…

Testi në “Selman Stërmasi “U21 Shqipëri-U21 Uells. Sot duke nisur nga ora 17 00.

Secili duhet të permirësohet, janë të vegjël dhe kanë potencial për kombëtaren A por gabime të tilla nuk duhen bërë ose të bëjmë sa më pak”.

 Mesazhi është i qartë. Trajneri U21 Alban Bushi, përpiqet të mbajë në tonus futbollistët e grupit Kombëtar deri në 21 vjeç. Pas barazimit në transfertë me Turqinë U21 (2-2), Bushi foli gjatë por fraza e cituar lart, shërben për t’i motivuar edhe në testin e sotëm që Kombetarja e vogël, do të luajë pasdite në “Selman Stërmasi” ndaj Uellsit U21.

Ndërkaq, formacioni kuqezi që ka vijuar përgatitjet edhe pas kthimit nga Turqia, merr një tjetër orientim paraprak nga tekniku: “Duhet të vazhdojme kështu se futbolli është vazhdimësi dhe këta djem i kanë të gjitha mundësitë për të bërë gjëra të mëdha”.

 Sakaq, Bushi surpizoi jo pak me formacionin e fundit në zyrtaren me turqit. Nuk dihen alternativat vendimtare te “timonierit” në takimin e pare miqësor me birtanikët sot, por me gjasë, testi i sotëm do i sherbejë Bushit për të tjera “njohje”.

 Hoxha, Kumbulla, Maloku, Tafa, Shehu, Imeri, Zejnullai, Kallaku, Pellumbi, Xhixha, dhe Mala, që befas është përfshirë në orbiten e Beshkitash, ishin të përzedhurit e Bushit në zyrtaren më U21 te Turqisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!