Hysaj e pranon gabimin, por “qan” gjykimin

Elseid Hysaj në mikrofonin e Supersport u shfaq i zhgënjyer për humbjen që pësoi Shqipëria ndaj Islandës. Për kapitenin e kuqezinjëve një gabim fatal në grup në momentin e golit, vendosi fatet e kësaj ndeshjeje.

Çfarë mendon se nuk funksionoi?

Patëm raste, por një nga ato dy momentet patëm edhe një penallti të mohuar. Nëse nuk shënojmë dhe nuk na japin penallti, do e humbim dhe ndeshjen.

Momenti i pësimit të golit, 5 lojtarë rreth shënuesit…

Ishte gabim i joni, nuk mund të kalojë mes 5 vetave një lojtar. Edhe ata, 2 raste patën, nuk patën shumë. Duhet të sigurohemi më shumë.

Ndiheni mirë ti dhe Lenjani me sistemin e ri të Rejas?

Unë u gjenda shumë mirë, hera e parë ose e dytë që e bëj këtë rol. Besimin e kam për të shkuar përpara e kam, shpresoj të vazhdojmë kështu. Duhet të sigurojmë disa gjëra të vogla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!