Shpresa jep shpresë, fiton ndaj Uellsit…

● Miqësore U-21: Shqipëri-Uells 2-1 (Broja 47′, 58’/ Babos 78′). Pas një barazimi heroik  ndaj Turqisë në Stamboll, kuqezinjtë e Bushit triumfojnë ndaj uellsianëve. Fitorja vjen nga 17-vjeçari “britanik” Armando Broja.

Vetëm pas dy ditësh nga barazimi 2-2 ndaj Turqisë në Stamboll, kuqezinjtë “Shpresës”, siç edhe quhen 21-vjeçarët e Shqipërisë që drejtohen nga Alban Bushi, arrijnë të triumfojnë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre të Uellsit.

Në miqësoren e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”, kuqezinjtë tanë fituan 2-1 ndaj britanikëve. Më tepër se sa fitorja, vlen loja e zhvilluar prej tyre, që ashtu siç është shprehur edhe tekniku i tyre Bushi, ky grup futbollistësh të rinj është i talentuar dhe jep shpresë për të ardhmen.

Pas një pjese të pare pa gola, heroi i fitores së kuqezinjve tanë është 17-vjeçari Armando Broja, i cili stërvitet në akademinë e Çelsit. Pasi ka shkëlqyer me kombëtaren U-19, ai spikat edhe në ekipin U-21.

Të dy golat për 21-vjeçarët tanë i shënoi Broja, të parin në të 47-tën  dhe te dytin në të 58-tën, duke fiksuar epërsinë e kuqezinjve në 2-0. Pas 20 minutash, uellsianët ngushtuan humbjen në 2-1 pas golit të Babos, shifra që nuk ndryshuan më deri në fund të takimit.

Ekipi ynë përfaqësues U-21, në këtë takim aktivizoi: Hoxha (Harizaj 46′), Kryeziu, Shehji, Ndrecka, Kalaj, Shefiti, Bardhi (L. Vila 89′), Kolaj (Mihana 46′), Sula (Broja 46’), Lleshi, Zeka. Trajner: A.Bushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!