Kernaja, nënshkruan për dy vite me Tërbunin

Ngjiti skuadrën në Kategori të Parë, fitoi trofeun e së parës, klubi i rinovon kontratën për dy vite.

 Suksesi i Tërbunit teksa pak ditë më parë u ngjit në Kategori të Parë dhe u kurorëza me titullin kampion të Kategorisë së Dytë, i ka mbledhur krerët e klubit në një takim mes palëve.

Gjon Gjonaj, kryetari i Bashkisë Pukë me cilësinë e presidentit të klubit, shefi i klubit Dritan Frroku dhe trajneri fitues Oltijon Kernaja, kanë diskutuar dje për orë të gjata lidhur me angazhimet e ardhëshme të strukturave të klubit. Kështu gjithçka duket se nis nga pankina, ndërsa Gjonaj dhe Frroku kanë dakortësuar mendimin për t’i zgjatur kontratën trajnerit Kernaja si hapi i parë drejt formatimit të Tërbunit në Kategori të Parë. Objektivi që i është kërkuar teknikut të konfirmuar, mësohet se ka të bëjë me qëndrimin e skuadrës Pukjane në Katëgori të Parë.  Zgjatjen e kontratës për dy vite dhe objektivat e  klubit, i zbulon trajneri për ‘Sporti iM’

Po, nënshkrova për Tërbunin për dy vite. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Në fakt z. Gjonaj, z.Frroku dhe unë, diskutuam gjatë për kontratën dhe objektivat. Primare për Tërbunin e ri, do të jetë qëndrimi mes më të mirave të Kategorisë së Parë. Si trajner, duke ditur vështirësitë, kam menduar që së bashku me stafin, të operojmë me shpejtësi ndërsa vetëm 60% e grupit që u shpall kampion, do mund të mbetet në planet e klubit. Edhe pse kërkohet garimi dhe ruajtja e Kategorisë, me  përforcimet e mundshme do tentojmë objektivë më seriozë. Afrimet?

 Së bashku me shefin e klubit që nesër , do nisim kontaktet me futbollistët që kemi pikëtuar paraprakisht”-tha trajneri Oltijon Kernaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!