Struktura e Kategorisë së Parë, në diskutim

Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar takimet konsultative me klubet e Kategorisë së Parë për rishikimin e strukturës dhe formulës për 4 sezonet e ardhshme, 2019-2023.

Sekretari Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, sëbashku me shefin e Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, njohën klubet me opsionet në lidhje me formulën e Kategorisë së Parë, për të pasur një garë sa më kompetitive deri në javën e fundit të sezonit.

Në të njëjtën kohë, skema e re synon që të nxisë klubet të përafrojnë kushtet sipas standarteve të licensimit, për të qënë sa më afër nivelit me klubet e Kategorisë Superiore.

Sekretari Shulku dëgjoi me kujdes sugjerimet e përfaqësuesve të klubeve dhe vendosi që t’i dërgohen variantet përfundimtare, së bashku me sugjerimet përkatëse, për të marrë komentet përfundimtare deri më datë 5 qershor.

Propozimi final i dakortësuar do të dërgohet në Komitetin Ekzekutiv për miratim, njofton FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!