Ramazan Ndreu, rikthimi në shtëpi…

‘Kruja Sport’, publikon lajmin se trajneri i njohur Ramazan Ndreu, është zgjedhur si tekniku i ri i Kastriotit. Ndreu i datlindjes 1966, pasi ndërpreu karrierën si futbollist, nisi shpejt angazhimet në fushën e trajningut dhe klubi i Kastriotit, ishte ndër të parët që i besoi misionin e trajnerit.

Disa herë, Ndreu, është thirrur në kauzë për të shpëtuar ose ngjitur krutanët në elitë, madje duke e drejtuar edhe në fronin e lartë të futbollit shqiptar. Me kostumin e zyrtarit të klubit, siç ka bërë te Kastrioti, Laçi apo Kukësi, Ndreu ka pikasur shpesh elemëntë me vlera.

Ndërkaq, suksesin më të madh si drejtor teknik, “Danja”e ka pasur me badhezinjtë, teksa ka fituar një Kupë të Shqipërisë dhe një Superkupë. Te Kukësi, përpos rolit të drejtorit menaxherial, provoi edhe timonin teknik. Por pas humbjes me ish skuadrën e tij Kastrioti, e sidomos pas asaj deklarate të komplikuar në deshifrim, në fund të takimit në “Redi Maloku” drejtuesit verilindor e shkarkuan.

Kthimi i Ndreut, duket një ogur i mirë për skuadrën, ndërsa Kastrioti që përformoi shkëlqyer gjatë 2019-ës , me “ustain” në krye, mund të kthehet shpejt në elitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!