Testi i Argjentinës, “manita” Nikaraguas…

Ndërsa Europa është në fazën e eliminatoreve të Euro 2020-s, në Amerikën Latine janë duke u përgatitur për “Copa America”, që do të nisë më 15 qershor në Brazil.

Kësisoj, në orët e para të ditës së sotme, Argjentina ka fituar me rezulatin e thellë 5-1 në një ndeshje miqësore ndaj Nikaraguas.

Ylli i “çelestëve” Lionel Mesi (37′, 38′) shënoi dy gola për argjentinasit, ndërkohë që edhe Martinez, që luan me Interin edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli, realizoi gjithashtu një dopiedë golash (63′, 73′).

Fitoren 5-1 të Argjentinës e “vulosi” Perejra (81′), për t’i lënë nikaraguanët të realizojnë me penallti golin e nderin në minutën e 91-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!