Uillian, me urgjencë në “seleçao”

Tashmë nuk ka dyshime. Mjekët e kanë dhënë verdiktin e tyre, 72 orët kaluan. Ylli i Brazilit, sulmuesi Nejmar, pas dëmtimit në miqësoren ndaj Katarit, nuk do të jetë në “Copa America”.

Për të plotësuar boshllëkun e krijuar në radhët e skuadrës së tij, trajneri Tite ka thirrur me urgjencë sulmuesin Uillian, i cili 29 maj, fitoi trofeun e Europa League në radhët e Çelsit.

30-vjeçari, që aktivizohet që nga viti 2013 në skuadrën e Londrës, e ka veshur fanelën e Brazilit në 65 ndeshje, duke shënuar edhe 8 gola për “seleçaon”.

Më 14 qershor, kur do të startojë “Copa America”, Uillian Borges da Silva do të jetë i gatshëm ne stol për ta pasuar CV-në e tij kur t’i jepet mundësia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!