Serxhio Ramos, “kampioni” i fitoreve…

Shumëkush nuk e pëlqen për lojën e tij disi të ashpër, por ai është i dëshiruar thuajse nga të gjithë trajnerët që kanë qarkulluar në pankinën e iberikëve. Ai tashmë është kapiteni i skuadrës, madje edhe rekordmen. Dizajni i kësaj fotoje flet më tepër se shumë fjalë…

Me fitoren 4-1 në transfertë të Spanjës ndaj Ishujve Faroe, mbrojtësi Serxhio Ramos, bëhet futbollisti që ka fituar më shumë ndeshje me ekipin kombëtar. Në 164 ndeshje të zhvilluara me fanellën e “furive”, kapiteni Ramos regjistroi suksesin e 122-të, duke vendosur një rekord më vete në këtë tregues.

Ish-shoku i tij i skuadrës, portieri Ilker Kasijas, tashmë duhet t’i kënaqet vendit të dytë. Në vendin e tretë të kësaj liste, është një tjetër spanjol, mesfushori Ksavi me 100 ndeshje të fituara, të ndjekur më pas nga Injesta (96), Ahmed Hasan i Egjiptit (95), Lilian Turam i Francës (94) dhe Kristiano Ronaldo (92).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!