Shqipëria? I njëjti stof…

 Euro 2020 Grupi H: ISLANDË-SHQIPËRI 1-0 (Gudmundson 22′)

Rrëzohet Shqipëria, bie një shpresë, dhe natyrshëm një mijë e një pyetje për këtë kombëtare. Për të parë skuadrën me stofin e Rejas, u desh një fluturim deri në Rejkjavik, aty ku vëndasit pa shumë grintë e logjikë loje, shënojnë një gol që në mesin e fraskionit të parë dhe i japin Shqipërisë mundësinë për të provuar kartat e “vjetra” të Rejas.

Në fakt takimi, nisi mirë për skuadrën shqiptare. Disa inkursione të Cikalleshit në të majtë të sulmit dhe orvajtjet nga thellësia të Abrashit, zgjasin deri sa Islanda e kuptoi se forca e kundërshtarit, nuk është aq e rrezikshme. Në momentin e golit, Dermaku dhe partnerët e tij në prapavijë, i ngatërron autori golit Gudmundson, që del i vetëm me Berishën, duke shënuar në të 22-ën.

Me moral të dobët, kuqezinjtë përpiqen të rrisin ritmin e të kërkojnë të marrin frenat e lojës. Gjithsesi, përjashto Abrashin luftarak dhe deri-diku Cikalleshin e Ismajin, të tjerët duket se vërtiten në fushë. Mungon qartësia, shpejtësia e befasia. Pasi i fundit problem, teksa dhe faza e organizimit çalon. Mbrojtja përherë në alarm. Ngathshëm…

Edhe pjesa e dytë nën sintoninë e lojës së 45 minutave të para. Vëndasit në avantazh, shpesh zgjedhin të vonojnë edhe pse në raste të caktuara, i afrohen golit të dytë. Reja nga stoli, në vënd të që ndryshojë e të udhëzojë, duket sikur e “udhëzojnë”. Bala, Lenjani, Dermaku, Hysaj, Xhaka, janë të gjithë për t’u nderruar…

Minutat e fundit njohin tentativat e dëshpëruara të Ndojit dhe tensionin e futbollistëve të caktuar të formacionit të Shqipërisë. Humbja nuk evitohet. Reja dhe Shqipëria tashmë janë vetëm matematikisht në luftë për njërin nga dy vende e para. Ishte dita për t’i njohur ish-teknikut Panuçi meritat – largimin e Lenjanit, apo afrimin e Uzunit. Në këtë pikë ai ishte më lart…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!