Bushi: I kanë mundësitë për gjëra të mëdha

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U-21, ka folur për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit pas barazimit 2-2 të arritur mbrëmjen e djeshme në Stamboll, përballë bashkëmoshatarëve të Turqisë. Ai nuk i ka kursyer lëvdatat për futbollistët e përzgjedhur prej tij, duke besuar fort te perspektiva e tyre, që duhet kuruar me kujdes dhe vazhdimësi.

“Secili duhet të permirësohet, janë të vegjël dhe kanë potencial për kombëtaren A, por gabime të tilla nuk duhen bërë ose të bëjmë sa më pak. Dua të falenderoj të gjithë skuadrën për atë çka dha në fushë për 94 minuta, ata bënë të pamundurën vrapuan dhe luftuan me zemër të madhe ata kishin grintë, dëshirë, kishin besim tek ajo që po bënin luajtën me personalitet kundra një kundërshtari me shumë cilësi dhe kualitet. Më vinte shume keq kur i shikoja që luftonin ashtu sa që doja të futesha në fushe dhe ti ndihmoja. Por Zoti i shpërbleu në fund për djersën që derdhën. Duhet të vazhdojmë kështu se futbolli është vazhdimësi dhe këta djem i kanë të gjitha mundësitë për të bërë gjëra të mëdha”.

Në listën e Shqipërisë U-21, për dy ndeshjet miqësore që do të luhen kundër Uellsit, më 9 qershor në “Selman Stërmasi” dhe 11 qershor në “Niko Dovana”, janë shtuar edhe tre lojtarë: Armando Broja, që vjen nga U-19, Redio Mihana dhe Elion Sota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!