Shkarkohet trajneri racist i Malit të Zi!

Trajneri Ljubisha Tumbakoviç nuk do të jetë më në krye të pankinës së Mali të Zi, raportojne mediat malazeze. Me braktisjen e ndeshjes, ai vetëm sa përligji racizmin e tij.
Ky është vendimi më i fundit i Federatës Malazeze të Futbollit, pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.
Pas presioneve të medias dhe shovinistëve serbë, trajneri Tumbakoviç me origjinë serbe, së bashku me dy futbollistë, pak para ndeshjes braktisën kombëtaren e Malit të Zi dhe nuk pranuan të ishin në fushë ndaj Kosovës.
Për futbollistët me origjinë serbe Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç, që iu bashkuan trajnerit Tumbakoviç, ende nuk ka ndonjë vendim nga ana e Federates Malazeze të Futbollit.