Ditë e ngjeshur, përfaqësueset në momentin e së vërtetës…

Në 15 00, Islandë- Shqipëri në Rejkjavik. Debuton trajneri Edi Reja.

Pas startit të djeshëm ndërsa shumë përfaqësuese zbritën në fushë, sot radha e pjesës dërmuese të ekipeve europiane për të zhvilluar takimet e radhës për llogari të Euro 2020. Shqipëria, do të jetë në epiqëndër të të gjithë vemëndjës së shqiptarëve. Skuadra e Edi Rejas, do të luajë takimin e tretë në grup në Islnadë më vendasit, duke nisur nga ora 15 00. Por në të njënjtin orar, në fushë edhe nënkampionët e botës ndaj Uellsit. Kroacia e cila u mund takimin e dytë nga Hungaria, sot do të ketë një provë të vështirë ndaj skuadrës së Bejl. Ka vetëm një objektiv, fitorën.

 Ndërkohë, në 18 00, gjashtë takime të tjera. Estoni- Irlandë e Veriut, Azerbajxhan-Hungari, Moldavi Andorrë (në grup me Shqipërinë), Rusi- San Marino, Armeni- Litenshtejn, dhe Finlandë- Bosnjë-Hercegovinë, do ja lënë vendin dueleve “Big” të mbrëmjes.

 Kështu, në 20 45, Greqi-Itali, Turqi-Francë( grupi i Shqipërisë), Belgjikë- Kazakistan, Bjellorusi-Gjermani dhe Skoci-Qipro, mbyllin përballjet në program të ditës së sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!