Europa në fushë, spikat Mali i Zi-Kosovë

Dardanët” në duel me fqinjët në Podgoricë (pa tifozë). Shumë përfaqësuese në sfida të ndezura

Raundi i tretë për kualifikueset Euro 2020, starton sot me takimin Gjerorgji- Gjiblartar në program në 18 00. Për të vijuar me takimet e mbrëmjes teksa në fushë, do të zbresin shumë skuadra europiane.

Kështu në 20 45, përveç, Mali i Zi –Kosovë, me shumë interes për shqiptarët, do të matin forcat edhe çiftet Çeki-Bullgari, Lituani- Luksemburg, Ukrainë-Serbi, Danimarkë- Irlandë, Ishujt Faroe- Spanjë, Norvegji-Rumani, Suedi-Maltë, Austri-Slloveni, Letoni-Izrael dhe Maqedonia e Veriut- Poloni.

Për t’ja lënë vëndin ditës së nesërme, ndërsa në Rejkjavik, Shqipëria e Rejas, do të jetë mike e Islandës me takimin që starton në orën 15 00. Kombëtarja kuqezi, pjesëtare e Grupit  ‘H’, i përfundon ndeshjet në grup, më 17 nëntor 2019 me Francën në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!