Edhe në Sofje, thirrje raciste ndaj Kosovës!

Tifozët bullgarë thërrasin: “Vdekje shqiptarëve” dhe i detyrojnë futbollistët e kombëtares së Kosovës të largohen.

Shfaqjet e shovinizmit dhe racizmit anti-shqiptar janë shfaqur sot edhe në Sofje të Bullgarisë. Duket sikur është një fushatë e “orkestruar” nga një dorë, me një skenar të përzgjedhur me kujdes.

Skenat e ksenofobisë anti-shqiptare zhvendosen sa në Podgorisë aq edhe në Sofje, ku kombëtarja e Kosovës është akomoduar për ndeshjen ndaj Bullgarisë për Euro 2020, që do të zhvillohet pas dy ditësh në kryeqytetin e këtij vendi fqinj ballkanik.

Në çastin kur futbollistët e Kosovës kishin përfunduar stërvitjen në stadiumin e CSKA-së së Sofjes dhe disa prej lojtarëve po bëheshin gati për të dhënë intervista për emisionin “Kuqezi” në Superspor, janë dëgjuar thirrjet raciste nga disa tifozë bullgarë, të cilët bërtisnin: “Vdekje për shqiptarët”.

Duke parë këtë situatë, lojtarët dhe stafi i kombëtares së Kosovës ndërprenë gjithçka dhe u futën menjëherë në autobus për të shkuar drejt hotelit, ku është sistemuar ekipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!