Dëmtohet Nejmar, humbet “Copa America”

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Brazili fitoi 2-0 ndaj Katarit. Riçarlison (16’) dhe Gabriel Zhesus (24’) ishin autorët e golave.

Por lajmi i kësaj miqësoreje nuk ishte fitorja “seleçaos”, ndaj një skuadre relativisht modeste, edhe pse do të jetë pjesëmarrëse në “Copa America”.

Dëmtimi i Nejmarit, “yllit” të skuadrës së Tites, ishte ajo që tronditi Brazilin. Sulmuesi i Paris SG, në minutën e 20-të u largua nga fusha e lojës nëpërmes dhimbjesh.

Pas ekzaminimeve mjekësore, Federata Braziliane e Futbollit ka dalë me një njoftim për shtypin, ku komunikon mungesën e madhe: Nejmar për shkak të dëmtimit nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Tite në “Copa America”, që do të zhvillohet në Brazil.

Nejmarit i është qepur “tersi”. Fillimisht i hoqën shiritin e kapitenit të Brazilit, pak ditë më pare dolën akuzat ndaj tij për përdhunim dhe tani vjen dëmtimi, që e lë jashtë një eventi kaq të rendësishëm sa “Copa America”. Nuk thonë kot, “kur vjen tersi, hapi derën”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!