Çamëria me “kombëtare”

Mbërritën deri në katërshe në “botërorin” e Armenisë. Eliminohen me penallti në gjysmëfinale ndaj Osetisë Jugore.

Ndërkohë që pritet pjesëmarrja e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020-s, ku në mbrëmjen e së premtes e pret Islanda, një tjetër ekip përfaqësues i Shqipërisë ka arritur deri në gjysmëfinalen e një aktiviteti ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për ekipin Çamëria, një skuadër futbolli të rinjsh, e krijuar për të marrë pjesë në kampionatin që organizon “KONIFA”, organizata më e re, e cila zhvillon kampionate ndërmjet pakicave kombëtare, rajonesh apo grupime njerëzish pa një shtet të caktuar. Një kampionat, i cili zhvillohet çdo dy vjet dhe ka filluar nga viti 2015.

Ndërkohë, skuadra shqiptare Çamëria që merr pjesë për herë të parë në këtë sezon, nën drejtimin e Bardhyl Minxhës, Arben Arkaxhiut dhe Albert Karriqit, është eliminuar mbrëmjen e së enjtes pas penalltive 7-6 nga skuadra e Osetisë Jugore, në gjysmëfinale të këtij eventi.

Në këtë debutim të parë të skuadrës shqiptare, që ka arritur 2 fitore, një barazim dhe një humbje me penallti, mbërritja deri në katërshen e aktivitetit, konsiderohet pozitive. Pas dy ditësh, skuadra Çamërisë do të zhvilllojë ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!