Fiton Kina, organizon Kupën e Azisë


Me tërheqjen e fundit të Koresë së Jugut, Kina e vetme në garë, merr dakortësinë e organizimit të turneut.

Kina pas tërheqjes së kandidaturës së Koresë së Jugut, fiton të drejtën për të organizuar Kupën e Azisë 2023. Konfirmimi vjen Afc (Konfederata e futbollit të Azisë), ndërsa gjatë një takimi në Paris, ka zyrtarizar vendimin.

Sakaq, shteti i madh aziatik, pas organizimit në vitin 2004, e ka për herë të dytë këtë angazhim të rëndësishem futbollistik. Ndonëse Koreja e Jugut u tërhoq një muaj më parë, edhe Tailanda dhe Indonezia kishin shprehur interesimin për të pritur “Azia 2023”, por të dyja vëndet, u larguan vullnetarisht.

Është një nder i madh, jemi të gatshëm dhe të sigurtë për të organizuar një turne të suksesshëm,” tha këshillëtarja e Fifa-s Du Zhaocai, në Kongresin e Afc, mbajtur në Paris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!